Ju keni mundësi të aplikoni për Programin Hungarez të IOM për Kthimin Vullnetar të Asistuar, Ri-integrimin dhe Informimin e migrantëve nëse :

  • Jeni refugjatë, azil kërkues ose një person I autorizuar për të qëndruar legalisht në Hungari dhe ju dëshironi të ktheheni vullnetarisht në vendin tuaj të origjinës,
  • Ndodheni  në një situate të parregullt në Hungari,
  • Nuk keni të ardhura financiare për tu kthyer në vendin tuaj,
  • Nuk keni aplikuar më pare në asnjë nga programet e IOM-it për tu kthyer në vendin tuaj të origjinës,
  • Nuk keni kryer asnjë krim në Hungari, si për shembull: ju nuk keni kryer asnjë veprimtari që mund të jetë e ndëshkueshme nga kodi kriminal hungarez.

 Faktorë të cilët nuk pengojnë pjesëmarjen tuaj në këtë program :

  •  Ju nuk posedoni asnjë mjet identifikimi ( Pashaportë; kartë identiteti etc)
  •  Ju keni nevojë për shoqërues ose eskortë mjekësore