Ju keni mundësi të aplikoni për Programin Hungarez të IOM për Kthimin Vullnetar të Asistuar, Ri-integrimin dhe Informimin e migrantëve nëse :

  • Jeni refugjatë, azil kërkues ose një person I autorizuar për të qëndruar legalisht në Hungari dhe ju dëshironi të ktheheni vullnetarisht në vendin tuaj të origjinës,
  • Ndodheni  në një situate të parregullt në Hungari,
  • Nuk keni të ardhura financiare për tu kthyer në vendin tuaj,
  • Nuk keni aplikuar më pare në asnjë nga programet e IOM-it për tu kthyer në vendin tuaj të origjinës,
  • Nuk keni kryer asnjë krim në Hungari, si për shembull: ju nuk keni kryer asnjë veprimtari që mund të jetë e ndëshkueshme nga kodi kriminal hungarez.  Tentativa për kalimin ilegal të kufirit, qëndrimi përtej afatit të caktuar apo veprime ofenduese dhe shkelje të tjera të rregullave për qëndrimin e të huajve nuk konsiderohen si krime sipas legjislacionit hungarez; pra si rrjedhojë ju do të keni mundësi të aplikoni për programin.

 Faktorë të cilët nuk pengojnë pjesëmarjen tuaj në këtë program :

  •  Ju nuk posedoni asnjë mjet identifikimi ( Pashaportë; kartë identiteti etc)
  •  Ju keni nevojë për shoqërues ose eskortë mjekësore

Për Asistencë në Kthimin tuaj

Nëse ndodheni në një qendër paraburgimi, qendër pritje apo në kamp refugjatësh dhe keni vendosur të ktheheni në vendin tuaj të lindjes me ndihmën e IOM-it, atëherë ju duhet të kërkoni që të plotësoni formularin e aplikimit të Programit Hungarez të IOM për Kthimin Vullnetar të Asistuar dhe Ri-Integrim. Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe ti dorëzohet punonjësve të qendrës së paraburgimit apo pritjes.  Më pas ky formular aplikimi i dërgohet autoriteteve hungareze – Zyrës së Emigracionit dhe Shtetësisë. 

 

Formulari i aplikimit është i disponueshëm për shkarkim në këtë faqe interneti (shiko në fund të faqes).  Formulari i aplikimit I shkarkuar dhe I plotësuar mund ti dërgohet IOM-it me faks në numrin e mëposhtëm: 06-1-472-2503 ose nëpërmjet email në adresën : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Nëse ju keni paraqitur më parë një kërkesë për azil, por ndërkohë keni ndryshuar mendim dhe dëshironi të ktheheni në vendin tuaj të lindjes, atëherë është e nevojshme që ju të tërhiqni më parë këtë kërkesë për azil.

Për Asistencë në Ri-integrim për raste të ndjeshme/persona të pamrobjtur dhe të rikthyerit me gjëndje mjekësore kronike

 

Sipas Nenit 5 të Vendimit nr. 575/2007/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 23 Maj 2007, IOM-i kërkon të mbështesë të kthyerit e pambrojtur si për shembull: minorenë, minorenë të pashoqëruar, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar, gra shtatzana, prindër të vetëm, si edhe persona që kanë qenë subjekt i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale dhe të kthyerit me gjëndje mjekësore kronike duke ofruar asistencë ri-integrimi në vendin e origjinës. Komponent I asistencës së ri-integrimit në këtë programme ofron – duke u bazuar në vlerësime paraprake të nevojave- këshillim mbi ri-integrimin dhe asistencë financiare prej 650 Euro prej të cilave përfituesi mundet të financojë aktivitete të ndryshme të përcaktuara paraprakisht në planin e ri-integrimit.

 

Të kthyerit e pambrojtur dhe të kthyerit me gjëndje mjekësore kronike do të identifikohen nga Zyra Hungareze e Emigracionit dhe Shtetësise, nga Policia Hungareze, nga stafi dhe mjekët në qendrat përkatëse ku emigrantët akomodohen, nga stafi I organizatave të tjera që janë prezente në qendra dhe nga stafi i IOM gjatë vizitave të ndryshme. Te gjitha rastet e pambrojtura të identifikuara do të diskutohen ndërmjet të gjithë partnerëve në këtë projekt dhe organizatave të tjera prezente në qendra.

 

Për të aplikuar për asistencë ri-integrimi, përfituesi duhet të plotësojë formularin e aplikimit te Asistences së Ri-integrimit. Ky dokument do të shërbejë si një vlerësim paraprak i nevojave dhe ideve për ri-integrim të të kthyerit. Vendimi mbi dhënien e ndihmës së ri-integrimit për të rikthyerit do të meret nga IOM Budapest, duke mare në konsideratë informacionet e mbledhura nga vlerësimi i të qënit të pambrojtur, realizushmëria e planit të ri-integrimit dhe nga disponueshmperia e fondeve të projektit.

 

Përfituesit e përzgjedhur – me ndihmën e IOM Budapest dhe IOM në vendin e origjines – do të krijojnë së bashku një plan të detajuar ri – integrimi, duke përshkruar në detaje nevojat më të rëndesishme të cilat duhet të financohen nga asistenca. Është mjaft e rëndësishme që ti kushtoni vëmëndje në momentin kur jepni të dhënat për adresën/kontaktin tuaj në formularin e aplikimit, sepse IOM-i do t’ju kontaktojë në po të njëjtën adresë pasi formulari të jetë vlerësuar.

 

 

Asistenca e Ri-integrmit për të kthyerit e pambrojtur dhe të kthyerit me gjëndje mjekësore kronike do të jepet vetëm në mbështetje në natyrë dhe jo në para në dorë. Shërbimet e nevojshme dhe sendet e listuara në planin e detajuar të ri-integrimit do të financohen direct nga zyrat e IOM në vendin e origjinës.

 

Sigurimi i asistencës për integrim është i pavarur nga kthimi tuaj në vendin e lindjes.  Për këtë arsye, nëse plani juaj i ri-integrimit refuzohet kjo nuk do të ndikojë asnjë mënyrë në udhëtimin e kthimit tuaj dhe ju do të mund të jeni pjesë e komponentit të programit për kthimin në vendin tuaj.

Përfituesit e planit të ri-integrimit mund të kontaktojnë zyrën e IOM-it në vendin e tyre të lindjes në mënyrë që të marrin asistencën dhe këshillimin e nevojshëm për të hartuar sa më saktë një plan të qëndrueshëm ri-integrimi.  Me anë të kësaj asistence/këshilllimi, përfituesit do të mund të zgjedhin opsionin më të përshtatshëm për nevojat e tyre.  

Për shkak se disponueshmëria e burimeve financiare është e limituar, asistenca për ri-integrim mund ti ofrohet vetëm një pjese të limituar aplikantësh.

Vlera maksimale e asistencës së Ri-integrimit është €650.

IOM-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Imigracionit dhe Shtetësisë (ZISH) në mënyrë që të organizojë kthimin tuaj.

Një rast tipik vijon si më poshtë:

  • Migranti plotëson dhe dorëzon formularin e aplikimit.
  • Formulari i aplikimit përpunohet nga ZISH.
  • Në rastin kur formulari i aplikimit aprovohet, Departamenti i Veprimeve në zyrën e IOM-it në Budapest merr një kërkesë për të planifikuar udhëtimin e kthimit.
  • Dokumentacioni i nevojshëm për kthimin tuaj, përfshirë pasaporta dhe viza tranzit (kur është e nevojshme) rregullohen me ndihmën e ambasadës/konsullatës së vendit tuaj të lindjes.
  • Blihet bileta e udhëtimit me një drejtim.
  • Zyra e IOM-it në vendin tuaj të lindjes njoftohet për ardhjen tuaj.
  • Nëse është e nevojshme mund të shoqëroheni nga një shoqërues (për shembull, nëse jeni nën 18 vjeç  apo në kushte të veçanta mjekësore).
  • Asistenca e Ri-integrmit pas mbëritjes në vendin e origjinës (nëse keni aplikuar dhe jeni përzgjedhur).