Sa kohë zgjat procedura?

Kush mund të aplikojë për Programin e Kthimit Vullnetar?

Përse duhet të zgjedh mbështetjen e IOM-it?

Në çfarë shteti do të më dërgojë IOM-i?

A mund të aplikoj për Programin e Kthimit Vullnetar në rastet kur nuk kam pashaportë apo dokumente të tjera?

Çfarë ndihmë financiare mund të më ofrojë IOM-i?

A mund ta përdor këtë shërbim përsëri, më shumë se njëherë?

Përse Programi i Kthimit Vullnetar është më mirë sesa deportimi?


Sa kohë zgjat procedura?

Procesi i identifikimit i cili zhvillohet nga Zyra Hungareze e Imigracionit dhe Shtetësisë (ZISH) mund të zgjasë deri në një muaj.  Pas përfundimit të këtij procesi dhe pas marrjes së formularit të aplikimit dhe aprovimit nga autoritetet hungareze, Departamenti i Veprimeve të zyrës së IOM-it në Budapest fillon organizimin e udhëtimit.  Kohëzgjatja e gjithë këtyre procedurave varet nga rastet individuale dhe nga faktorë të ndryshëm si për shembull: aprovimi nga ZISH, lëshimi i dokumenteve të udhëtimit, disponueshmëria e fluturimeve si edhe nga kërkesat e veçanta të të kthyerve.

Kush mund të aplikojë për Programin e Kthimit Vullnetar?

  • Azil kërkues
  • Refugjatë
  • Personat me mbrojtje të përhershme
  • Persona me mbrojtje të përkohshme

Shtetas që nuk kanë nënshtetësi të Bashkimit Europian, të cilët janë në Hungari pa leje qëndrimi

Përse duhet të zgjedh mbështetjen e IOM-it?

IOM-i është një organizatë profesionale e cila ndihmon migrantët e pambrojtur që të kthehen në vendin e tyre të sigurtë dhe në një mënyrë dinjitoze.  Kthimi me ndihmën e IOM-it është një alternativë dinjitoze krahasuar me deportimin si dhe ofron një zgjidhje të vetme dhe të menjëhershme për gjendjen e vështirë të migrantëve.  Udhëtimi është falas – IOM-i mbulon të gjitha shpenzimet e udhëtimit si edhe ofron mbështetje në rastet kur nevojitet shoqërues.  Për më tepër rastet e ndejshme dhe të pambrojtur kanë mundësi të aplikojnë për asistencë dhe mbështetje ri-integrimi.

Në çfarë shteti do të më dërgojë IOM-i?

IOM-i organizon udhëtimin tuaj në vendin e lindjes, i cili është i shënuar në pashaportën tuaj. 

A mund të aplikoj për Programin e Kthimit Vullnetar në rastet kur nuk kam pashaportë apo dokumente të tjera?

Po, ju mund të aplikoni, por në këtë rast procedura zgjat më tepër sepse është e nevojshme që të sigurohen dokumentet e duhura për udhëtim përpara kthimit tuaj.

Çfarë ndihme financiare mund të më ofrojë IOM-i?

IOM nuk ofron asnje ndihmë financiare para nisjes te emigrantit. Të kthyerit e pambrojtur dhe të kthyerit me gjendje mjekësore kronike mundet të aplikojnë për asistencë ri-integrimi. Nëse plani I ri-integrimit të të kthyerit aprovohet, ai/ajo mundet të mari një asistencë financiare prej €650 maskimumi si mbështetje ri-integrimi.

A mund ta përdor këtë shërbim përsëri, më shumë se njëhere?

Jo, në kuadër të këtij programi, ju mund të ktheheni në shtëpi vetëm NJË HERË.

Përse Programi i Kthimit Vullnetar është më mirë sesa deportimi?

  • Ju mund të udhëtoni pa asnjë shpenzim në mënyrë të sigurtë, dinjitoze dhe të rregullt.
  • Në rastin kur është e nevojshme të ndërroni fluturime gjatë udhëtimit tuaj, për t’ju ndihmuar ofrohet një tranzit i thjeshtë dhe i shpejtë.
  • Ju e keni të mundur që të aplikoni për ndihmë ri-integrimi.