Programi Hungarez i Kthimit Vullnetar të Asistuar, Ri-integrimit dhe Informimit për migrantët ka për synim të lehtësojë kthimin vullnetar në vendet e tyre të lindjes të migrantëve që ndodhen në Hungari në mënyrë të sigurtë dhe me dinjitet. Gjithashtu ky program synon të kontribuojë dhe ndihmojë në procesin e kthimit të tyre përmes dhënies se një ndihme ri-integrimi.

 

Projekti ka katër komponentë:

  • Komponenti i Informimit synon në përdorimin e mjeteve të ndryshme të komunikimit, si përshembull : materiale informative të printuara, faqen e internetit ne gjuhë të ndryshme (volret.hu), linjën dhe shërbimin telefonikë falas të disponueshëm në disa gjuhë dhe vizita nga stafi i IOM në qendrat e pritjes se emigrantëve dhe qendrat e ndalimit të emigrantëve për të dhëne prezantime për stafin e qendrave por edhe për keshilla për përfituesit. Këto mjete komunikimi synojnë n arritjen e përfituesve të mundshëm të programit.
  • Komponenti I rrikthimit synon ne asistimin e përfituesve duke organizuar kthimin e tyre vullnetar (duke siguruar asistence para nisjes, marjen e dokumenteve të nevojshëm për udhetim, organizimin e kontrolleve mjekësorev para nisjes, orginizim të eksortës mjekësore (në rast nevoje), blerjen e biletave dhe sigurimit të udhëtimit, duke siguruar asistence ne nisje, transit dhe mberitje etj).
  • Komponenti I Ri-integrimit do të asistojë të kthyerit e pambrojtur si përshembull minorenë të pashoqëruar, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar, gra shtatzana, prindër të vetëm, si edhe persona që kanë qenë subjekt i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale dhe të kthyerit me gjëndje mjekësore kronike, duke ofruar – bazuar ne nevoja te paracaktuara – keshilla ri-integrim dhe asistence financiare ri-integrimi prej të cilës përfituesi mundet të financoje aktivitete të ndryshme të përcaktuara në një plan ri-integrimi
  • Komponenti I evaluimit do të përfshije pyetësore pas-mbërritjes me përfituesit të cilët janë rikthyer në vendin e tyre të origjines, duke u fokusuar sidomos te ata përfitues që kanë mare grantin e ri-integrimit. Të dhënat do të analizohen dhe transformohen në rekomandime mbi të cilat programi mund të zhvillohet më tepër.

 

Implementimi i këtij projekti mundësohet nga Fondi i Azilit, Migrimit dhe Integrimit të Bashkimit Europian.