E krijuar në vitin 1951, Organizata Ndërkombtare për Migracionin (IOM) është organizata kryesore ndërkombëtare dhe ndër-qeveritare në fushën e migracionit e cila bashkëpunim të ngushtë me partnerët qeveritarë, ndërqeveritarë dhe organizata jo-qeveritare .

Me 162 shtete pjesëmarëse, 9 shtete të tjera qe kanë statusin e observuesit dhe zyra në mbi 100 shtete të botës, IOM është e përkushtuar në promovimin e migrimit human dhe të menaxhuar në dobi të të gjithve. IOM e arrin këtë duke dhënë shërbime dhe këshilla qeverive por edhe emigrantëve.

IOM punon për të garantuar menaxhimin human dhe të kontrolluar të migracionit, të promovojë bashkpunim ndërkombëtar për çështjet e migractionit, të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve praktike të problemeve të migracionit dhe të sigurojë asistencë humanitare për emigrantët në nevojë, duke përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Kushtetuta e IOM pranon lidhjen ndjërmjet migracionit dhe zhvillimit ekonimik, social dhe kulturorë, si dhe të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Në, IOM-i punon në katër fusha të gjëra të menaxhimit të migracionit: a) migracion dhe zhvillim, b) lehtësimi i migracionit, c) rregullimi i migracionit, dhe d) adresimi i migracionit të forcuar.

Aktivitetet ndërsektoriale të IOM përfshijnë promovimin e ligjit të migracionit ndërkombëtar, debat i politikave dhe drejtim, mbrojtja e të drejtave të migrantëve, migrimi shëndetësor dhe dimensioni gjinor i migracionit.

Drejtor i përgjithshëm i IOM-it është ambasadori William Lacy Swing i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u zgjodh në 18 Qershor 2008 dhe filloi detyrën e tij në 1 Tetor 2008.